Edi Rama për fundjavë në Gjirokastër në kulmin e krizës politike, disa takime në rang qarku

Teksa opozita po e shkon e vendosur drejt djegies së mandateve dhe futjes së vendit në një spirale krize politike, kryeministri nga ana tjetër ndjek axhendën e tij. Edi Rama do të jetë këtē fundjavë në Gjirokastër.

Turi i takimeve nis ditën e premte dhe vijon gjithashtu të shtunën. Janë parashikuar disa evente në Gjirokastër, Dropull e Përmet. Formati i takimeve ‘Bashkia që Duam’ do të organizohet në bashkinë më të madhe të qarkut, në qytetin e Gjirokastrës.

Pritet që gjatë këtij takimi Rama të japë edhe sinjalet e para për kandidatin e socialistëve në garēn për tē fituar bashkinë në zgjedhjet e qershorit. Bashkë me të në këtë vizitë dy ditore do të jenë edhe disa ministra dhe deputetēt e qarkut.