Emrat/ Këta janë të aksidentuarit sot te Kthesa e Picarit në Gjirokastër

Një aksident me plagosjen rëndë të dy personave është regjistruar në orët e pasdites së sotme në Gjirokastër.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur kthesa e Picarit.

Për pasojë janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin “Omer Nishani”, si dhe është lënduar lehtë një tjetër person.

Libohova Online zbardh identitetin e tyre. Ata janë Aleko Elmazi 44 vjeç, banues në Sarandë, Sejan Tuku 57 vjeç, banues në Memaliaj dhe Lorenc Mullaraj 26 vjeç, banues gjithashtu në Memaliaj.

Në vendin e ngjarjes u ndodh rastësisht edhe kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes dhe lajmëroi policinë.

Kjo e fundit nuk ka bërë ende një reagim për ngjarjen, por ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.