Epidemia gripale, Qeveria cakton tre ditë pushim edhe për prindërit e sëmurë

Qeveria ka marrë sot vendim për të lënë pushim në datat 4, 5 dhe 6 janar edhe prindërit e fëmijëve të prekur nga virozat.

Ky vendim është marrë në vijim të masave të Ministrisë së shëndetësisë për të përballuar epideminë gripale në të gjithë vendin.

“Në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që kanë fëmijëve të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor”, thuhet në vendimin e qeverisë.