Familja Ruçi nga Libohova në mëshirë të fatit, drejtori i Hipotekës: Prona ka urdhër-kufizimi nga KLSH-ja

dsfdgfKreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, Meleq Karabina ka reaguar sot për problemin Vladimir Ruçit nga Libohova, i cili pak ditë më parë denoncoi në media orvatjet nëpër institucionet pa gjetur zgjidhje për shtëpinë që i rrezikon të shembet.

I pyetur nga Alpo Tv, Karabina thotë se për pronën e qytetarit nga Libohova ka një uërdhër-kufizimi të vitit 2008 nga KLSH-ja. Sipas tij Vladimir Ruçi mund ta heqë këtë urdhër-kufizimi vetëm përmes Gjykatës.

Drejtori ZRPP-së nuk jep detaje përse është vendosur ky urdhër-kufizimi nga KLSH-ja, ndërsa shton se drejtori i atëhershëm duhej të njoftonte qytetarin për këtë veprim, në mënyrë që ta zgjidhte.

Përtej kësaj, për fat të keq Vladimir Ruçi do të duhet ende të bashkëjetojë me vdekjen në shtëpinë që rrezikon të shembet derisa të gjendet një zgjidhje për strehimin e tij. Më poshtë përgjigjja e plotë e Karabinës.

“Ka një urdhër-kufizimi të nxjerrë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2008. Ndoshta është bërë gabim në atë kohë nga ai që ka qenë drejtuesi i institucionit (ZRPP Gjirokastër), që nuk ka lajmëruar qytetarin. Disa regjistrime që janë bërë në Libohovë, me një urdhër të veçantë janë konsideruar shkelje. Qytetari duhej të ndiqte rrugën gjyqësore për ta zgjidhur këtë problem, por ndoshta i painformuar për urdhërin nuk ka vepruar me rrugë gjyqësore. Ai ka ardhur disa herë në zyrat tona, por pasi hapëm regjistrin pamë që prona e tij ishte me urdhër-kufizimi, që nuk është bërë nga zyra jonë, por nga një organ më i lartë siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit”
dgdfhfgdfgfhgjdgfghgkdsgdfhgfgfjhhkjrtytrysadsfsdfdgdfsdfdgfetryttry