Festat e fundvitit, rriten çmimet e ushqimeve në Gjirokastër (Video)

148534Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka shënuar së fundmi kulmin e vet edhe në qytetin e Gjirokastrës.  Ashtu siç është bërë tashmë traditë në Shqipëri kjo rritje bëhet më e ndjeshme në prag festash, duke ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve në tregun e pakicës, ndërsa shumë prej tregtarëve nuk po paguajnë dot as taksat e vendosura për ushtrimin e aktivitetit në këtë njësi shitjeje.

148533

“Është e vërtetë që ka një rritje të çmimit të vezës por po ta krahasosh me koston e vezës është qesharake shitja e vezës me kaq. Pavarësisht se ne na kushton sepse nuk ka fuqi blerëse por kostoja e vezës del shumë më e lartë nga që është faktikisht,”-shprehet një qytetar. Veza ka qenë një nga produktet që ka shënuar rritje të ndjeshme çmimi. Konsumatorët gjirokastrite  pohojnë se po paguajnë 30-40 lekë më tepër për kokërr, ndërkohë që çmimi I këtij produkti vijon të shënojë rritje. 

148532

”Unë realisht nuk e kuptoj pse janë rritur kaq shumë vezët, për ne është pak e vështirë se pensionistë jemi”. Prodhuesit e vezëve në vend janë duke shfrytëzuar mungesën e vezëve në rajon për të shtrenjtuar çmimin e produktit deri në trefishin e çmimit të një viti më parë, ndërkohë që ministri Panariti deklaron se ka patur spekulime me çmimin e vezëve dhe rënia e çmimit të vezëve në treg do të reflektohet pas dy – tre muajsh. 

Libohova Online