Festivali Folklorik në Gjirokastër, improvizohet qendra shëndetësore

dlfgkdflNjë qender shëndetësorë është ngritur në ambientet e kalasë së Gjirokastrës, e cila do të shërbejë për rreth një javë, kohë në të cilën do të zhvillohet festivali folklorik.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka inspektuar qëndrën e improvizuar e cila do t’u vijë në ndihmë jo vetëm grupeve folklorike, por kujdo që mund të ketë nevojë për shërbim mjekësor.

Për mbarëvajtjen e festivalit strukturat e shendetësisë janë angazhuar për të patur prezent ndihmën mjekësore nga data 9 deri në 16 Maj. Ndërsa në ambjentet e kalasë po kryhen pregatitjet e fundit para starit të një aktiviteti me rëndësi të madhe kulturore jo vetëm për qytetin por për mbarë Shqipërinë.