Festivali i Eurovizion, Shqipëria nuk kalon në finale

Përveç duartrokitjeve të publikut, përfaqësuesja e Shqipërisë Linda Halimi ka marrë vlerësime edhe nga faqja e Eurovisonit në Facebook.

Pas performancës së saj me këngën “World”, faqja e Festivalit Evropian ka vlerësuar vokalin e këngëtares shqiptare.

“Wow Linda! Tani kjo është ajo që ne e quajmë notë e gjatë dhe e lartë!”- thuhet në faqen e ‘Eurovision Song Contest’ duke i bashkëngjitur dhe videon e performances.

Linda Halimi ka performuar e katërta në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës që zhvillohet në Kiev të Ukrainës.

Kënga e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares.