FIFA: Lionel Messi, lojtari më i mirë i 2015-ës

Argjentinasi Lionel Messi ka marrë titullin e pestë “Topi i artë” duke u bërë lojtari i vetëm në histori që e ka fituar kaq herë çmimin lojtarit më të mirë të vitit. Ai triumfoi para Cristiano Ronaldo që e ka fituar 3 herë këtë çmim dhe shokut të tij te Barcelona, Neymar.

Në ceremoninë e organizuar në Zyrih, ai falemderoi mjaft persona ndërsa në një moment është ndalur edhe te kundërshtari i tij Cristiano Ronaldo kur tha se “për 2 vjet ka qenë i ulur mes publikut dhe ka parë që këtë trofe ta ngrinte ai”.  Messi këtë çmim e ka fituar këtë titull edhe në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012.

Messi i Artë, për të 5’ën herë më i miri në botë