Fillon lufta e Klan kundër Fiksit

2016-01-04 20.09.54Sot në ora 20 05 ka startuar emisioni satirik i TV KLan “Stop” me Sajmir Kodra dhe Gent Zenelaj.

Përpos faktit se në emision gjendet ish prezantuesi i Fiks fare Sajmiri, emisioni duket një kopje e të ngjashmit të tij.

Një tryezë e madhe me dy prezantuesit dhe emisioni që hapet me du velina që kërcejnë, Albën dhe Ensën.

E vetmja diferencë është se emisioni u hap me batutën e Zenelakt për studion e re: “E shikon ç’bëjnë lezhianët”, ndërsa në Fiks Fare pronarët e Topit nuk përmenden kurrë.