Flamur Golemi: PS fiton nga përvoja e brezit të vjetër dhe energjia e të rinjve

Përvoja e ish drejtuesve ndër vite të PS-së në Gjirokastër dhe enrgjia e brezit të ri, na udhëheqin drejt fitores së 25 qershorit. Kështu shkruan Flamur Golemi, kandidat për deputet i PS-së në Gjirokastër, teksa poston foto nga takimi që ai dhe Bledi Cuçi zhvilluan me “veteranë” të Partisë Socialiste.

“Me kolegun Çuçi në një takim ndryshe me dhjetra ish- drejtues e koordinatorë të Partisë Socialiste në këto 27 vite. Natyrisht që ishte mbi të gjitha një takim ku i shprehëm falenderimin për kontributin e tyre të vyer në PS, por edhe për të marrë prej tyre përvojën më të mirë në këtë përpjekje historike për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam. PS është sot partia më e madhe në vend edhe falë kontributit ndër vite të këtyre njerëzve. Unë besoj fort se duke bashkuar përvojën e këtij brezi, me energjitë dhe vizionin e mijëra të rinjve që janë sot në strukturat e Partisë Socialiste, s’ka gjë që e ndal rrugëtimin tonë drejt fitores së 25 qershorit”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.

/ArgjiroLajm.net