Flamur Golemi takon picariotët: Më dhanë fjalën, gjithçka më kanë dhënë (FOTO)

Kandidati socialist për deputet në Gjirokasër, Flamur Golemi, ka vijuar takimet me strukturat organizative të  PS-së kësaj radhe në fshatin Picar. Sipas tij sa herë je në Labëri duhet të matesh mirë përpara se të flasësh dhe po të dhanë fjalën, të kanë dhënë çdo gjë.

“Në një tjetër takim fantastik me strukturat e PS-së në Picar, aty ku kemi marrë historikisht mbështetje të jashtëzakonshme dhe që padyshim do ta kemi edhe në 18 qershor. Në këto 4 vite që qeveris Partia Socialiste kemi bërë shumë më shumë nga çfarë janë bërë më parë, megjithatë jemi ende larg asaj ku duam të shkojmë. Por nëse kthehemi pas, Shqipëria futet e gjitha në çadër dhe humbasim shumë më tepër. Faleminderit picariotëve për mikpritjen dhe mbështetjen”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.

/ArgjiroLajm.net/

Image may contain: 2 people, people standing, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit, night and outdoor

Image may contain: 3 people

Image may contain: 15 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 10 people, people sitting and indoor

Image may contain: 7 people, people sitting and indoor

Image may contain: 7 people, people sitting and indoor