Flamur Golemi tregon takimin me aviatorin veteran në Saraqinishtë: S’kemi nevojë për qeveri me dy “pilotë”

Kandidati për deputet i PS-së, Flamur Golemi ka zhvilluar së fundi takime elektorale në fshatin Saraqinisht.

Siç tregon ai përmes një statusi të publikuar në faqen e tij në Facebook, veçon takimin me një aviator veteran nga Seraqinishta, që për vite me radhë ishte në bazën ajrore të Kuçovës.

Ja çfarë shkruan Golemi:

“Në vijim të takimeve derë me derë në fshatrat e Gjirokastrës, gjatë ndalesës në Saraqinisht pata rastin të takohesha me një aviator veteran. 75-vjeçari Harillaq Rebi ka qenë prej vitesh pilot dhe drejtues në bazën e ushtarake të Kuçovës, e cila ishte dikur krenari e ushtrisë shqiptare. Sot ai ndan jetën mes Tiranës dhe Saraqinishtës. Njësoj si avionët e dikurshëm “MIG” që drejtoheshin vetëm nga një pilot, edhe Shqipëria sot s’ka nevojë për qeveri me dy “pilotë”, prandaj në 25 qershor t’i japim Partisë Socialiste +71 mandate për të qeverisur e vetme, për të vazhduar reformat dhe transformimin e vendit. Vota për parti të tjera është votë e çuar dëm, është mundësi e shpërdoruar”

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting, table, indoor and food

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

Image may contain: 9 people, people sitting and indoor