Flet Majlinda Bregu: Pse shkova me Edi Ramën në Gjirokastër

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka reaguar pasi u pa e ulur pranë ish-ministrit Bledi Çuçi, teksa dëgjonte me vëmendje fjalimin e Ramës në një event ku përkujtohej Dita e Europës.

Në një status në Facebook, Bregu shkruan se do ta ndjekë Europën kudo të jetë nëpër Shqipëri.
Bregu-1.jpg

Statusi i plotë i Majlinda Bregut :

Eshte i treti vit qe Dita e Europes udheton ne kryeqendrat e kultures shqiptare.
Sot ishte ne Kalane e Gjirokastres. Me nje performance te shkelqyer te Robert Bisha & Fanfara Tirana.
Nuk di ku do te jete vitin tjeter, por do te jem perseri kudo ku te kujtohet dita e Bashkimit te Europes!
Te asaj Europe qe u be fati im politik!
Kujtdo nuk i pelqen, le te marre fryme e te mendoje mire cila eshte e ardhmja qe Shqiperia meriton!
Do ta ndjek Europen kudo te jete neper Shqiperi!