Flet ministrja Kumbaro: Në shtator nis restaurimi i Kishës së Labovës

13423703_1733291966927516_6073464631393339608_nRestaurimi i kishës së Shën Marias në Labovën e Kryqit do të nisë në muajin shtator. Lajmi konfirmohet nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë një interviste për televizionin Gjirokastra.

Ajo tha se pjesë e këtij investimi të rëndësishëm të qeverisë shqiptare është edhe rikonstruksioni i rrugës së fshatit Labovë. 

Ndërkohë që sipas saj do të kryhet edhe restaurimi i Kalasë së Libohovës dhe shtëpisë së lindjes së Avni Rustemit.

Për këto dy monumente kulturore, Kumbaro u shpreh se tashmë ka projekte të plota dhe të aprovuara nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Kisha Labovës është një prej atraksioneve më të rëndësishme në jug të vendit, një prej 40 kishave të para të ndërtuara në të gjithë botën dhe çdo vit tërheq një numër të madh turistësh vendas e të huaj.

|Libohova Online|