Fluks emigrantësh, qeveria do hapë qendër të re pritje në Kakavijë

Kufiri-i-KakaviseRritja e fluksit të emigrantëve që hyjnë tranzit në Shqipëri, ka detyruar qeverinë shqiptare të hapë një qendër të re pritje në Kakavijë. Zëvendës minsitrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se shifrat flasin për një rritje të konsiderueshme dhe se po hartohet një plan masash për tu përballur me situatën.    

Rritja e fluksit të emigrantëve që hyjnë tranzit në Shqipëri ka detyruar qeverinë shqiptare të hapë një qëndër të re pritje në pikën kufitare të Kakavijës.

Zëvendës.Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, tha se shifrat flasin për një rritje të konsiderueshme dhe se po hartohet një plan masash për tu përballur me situatën.

“Shqipëria gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013 ka qenë një vend origjine i emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshmëm, më së shumti drejt vendeve të BE si vend destinacioni i emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. Dhe ka tentuar të përdorë edhe si vend tranzit i emigracionit të paligjshëm në përmasa 10-20 herë më shumë se në vitin 2010.

Të gjitha shifrat do të na bëjnë të reflektojmë për të sugjeruar politika nga më të mirat. Dëshiroj të them se më së fundmi se si rezultat edhe i rritjes së emigrantëve të parregullt kryesisht nga Siria që vijnë me dëshirën për të përdorur Shqipërinë si vend tranzit drejt Malit të Zi dhe pastaj drejt vendeve të BE.

Ne së shpejti do të hapim një qendër mbështetëse në kufi, afër kufirit në Kakavijë për të ndihmuar këtë fluks që është rritur në mënyrë të dukshme. Një qëndër e mbyllur apo e hapur për refugjatët nuk ndihmon tashmë në kufinjtë e këtij emigracioni që po shfaqet”.

Gjebrea shtoi gjithashtu se po merren masa lidhur me problemin e azilkërkimit. Ajo paralajmëroi nisjen e një fushate sensibilizimi në bashkëpunim edhe me pushtetin lokal.

“Qeveria është e angazhuar që të adresojë edhe problemet e azilkërkimit dhe gjithë fenomenet e tjera të emigracionit. Do të hartojmë së shpejti masat dhe fushata intensive në këtë drejtim, në bashkëpunim dhe me pushtetin lokal”./ora news