Folja e varfër- Nga Edmond Çano

Ka ca djem edhe ca vajza
Vendlindja ime me halle
Që kanë zemrat më të bardha
Të larta si mal mbi male

E shkrijnë dëborën e dimrit
Kur trishtim të ka mbuluar
Prishin shijet e hidhërimit
Të japin ujë të bekuar…

Në parada kurrë s’u dukën
S’kanë karrige, s’kanë pushtete
Por mendojnë për hallin tënd
Si ta kishin hall për vete

Në lot të dhimbjes i pashë
Njomën sytë bashkë me mua
Guxim s’mora dot s’u thashë
Të varfrën folje “ju dua”.