Foto: Ja “shtëpia” ku do të strehoen kuqezinjtë në “Francë 2016”

lagapa_hotel_spa_hulaiia_hero-300x200Është zbuluar rezidenca ku do të qëndrojë Kombëtarja Shqiptare e Futbollit për Europianin 2016.

Kuqezinjtë e drejtuar nga strategu italian, Xhani De Biazi do të akomodohet në Hotelin “Agapa de Perros Guirec”, buzë detit, që ndodhet pranë Guingampit në Veri-Perëndim të Francës.

Hoteli gjendet pranë aeroportit të Lanionit ndërsa Shqipëria do t’i zhvillojë ndeshjet në Lens, Marsejë dhe Lion.

Përfaqësuesja jonë bën pjesë në grupin A, ku bën pjesë ekipi mikëpritës, Franca. Ndërsa vijojnë dhe Zvicra me Rumaninë. Faza finale e “Francë 2016” do të startojë me 10 Qershor e do të përfundojë më 10 Korrik.

 

lagapa_hotel_spa_hulaiia_hero