FOTO LAJM/ 5 Maji në Gjirokastër, bëhen bashkë dy Flamurët

5 Maji, ka mbledhur sot në varrezat dëshmorëve në Gjirokastër qytetarë, familje veteranësh dhe autoritete të pushtetit lokal e atij qëndror.

ArgjiroLajm.net ka kapur në një foto momentin kur prefekti Flamur Bime qëndronte krah mjekut Flamur Golemi, i cili është kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër.

Ish-kryebashkiaku Bime kishte ambicie për të kandiduar për deputet në këto zgjedhje, por Rama nuk e përfshiu në lista, duke i besuar më shumë Flamur Golemit, i cili renditet i treti në listën e socialistëve.

Golemi njësoj si kandidatët e tjerë kanë nisur takimet me qytetetarët që pas zyrtarizimit të listës, e cila kryesohet nga Bledi Çuçi, ndërsa në vendin e dytë është Mirela Kumbaro.

/ArgjiroLajm.net/