FOTO nga aksidenti te ‘Kthesa e Libohovës’, plagoset shoferi i furgonit

Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur “Kthesa e Libohovës”, pranë fshatit Dhuvjan, një furgon ka dalë nga rruga, pas përplasjes me një mjet të rëndë transporti (betoniere).

Për pasojë është lënduar lehtë shoferi i furgonit. Ai ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia Gjirokastër. Më poshtë foto nga vendi i ngjarjes.