FOTO/ Sarandë, policia kap 32 kilogram tritol në një shtëpi

Sipas njoftimit të policisë tritoli ishte futur  në një thes, i ndarë në 160 kallëpe, secili nga 200 gram. Pas inormacioneve paraprake, forcat e policisë ndërhynë pranë një banese në lagjen “Baba Rexhepi”, ku gjetën tritolin. Pas kontrollit është gjetur edhe një sasi e madhe fishekësh, të paketuar në 4 arka.