FOTOT/ Stadiumet e Euro 2016, dhe ku do të luajë Shqipëria

Sonte mbrëma Franca do të startojë Euro 2016 përballë Rumanisë në stadiumin “Stade de France”.

Janë 10 stadiumet ku do të luhen sfidat e europianit.

Shqipëria do të debutojë përballë Zvicrës në stadiumin e Lens (foto 7).

Ndeshja e dytë e kombëtares sonë, ajo përballë Francës, do të jetë në stadiumin Velodrome të Marsejës.

Ndërkohë ndeshja e tretë përballë Rumanisë do të luhet në stadiumin Park OL të Lionit.

Ja 10 stadiumet e Euro 2016:

1.Stade de France, Paris

2.Velodrome, Marsejë

3.Park OL, Lion

4.Stade Pierre-Mauroy, Lilë

5.Stade Geoffroy-Guichard, Saint-Etiene

6.Allianz Riviera, Nisë

7.Stade Bollaert-Delelis, Lens

8.Stadium Municipal, Tuluz

9.Matmut Atlantique, Bordo

10.Parc des Princes, Paris.