‘Fqinjët’ në skenën e Gjirokastrës, aktori fton Ramën dhe Tsiprasin (FOTO)

Një familje shqiptare e punësuar në një familje greke dhe problemet fqinjësore mes dy popupujve. Këtë trajton komedia ‘Fqinjët’, që do të vihet në skenën e Teatrit ‘Zihni Sako’ në Gjirokastër në datat 8-9 dhe 10 mars. Komedia e Rruzhdi Pulahës dhe me regji të Milto Kutalit, ka humor pikant dhe prezanton detaje historike e kulturore të dy popujve që bashkëjetojnë prej shekujsh. Aktori Erdit Asllanaj thotë se do të kishte shumë dëshirë që në sallë të ishin të pranishëm edhe dy kryeministrat; Rama e Tsipras. Derisa ata të kthejnë një përgjigje, ftesa i shkon gjithë publikut gjirokastrit për të ndjekur komedinë në një prej tre datave. Ora 18:00

©Libohova Online