Francë 2016, 5 gjëra që duhet të dini për Shqipërinë

c10496521aab1d35c831462aa68ec5887272ad2bJanë 5 gjërat që duhet të dini për Shqipërinë, që debuton në Euro 2016 në Grupin A kundër Francës, Rumanizë dhe Zvicrës.

Puna italiane

Nuk ka shumë trajnerë të dekoruar me nderime shtetërore për punën e tyre, por Gianni De Biasi e arriti këtë për drejtimin e Shqipërisë në ujërat e paeksploruar të kualifikimit në finalet e Kampionatit Europian që mbahet në Francë.

Dikur një lojëtar dhe trajner në Itali, 59-vjeçari De Biasi u bë me dy shtetësi pas marrjes së pasaportës shqiptare vitin e kaluar, si shenjë dashurie për vendin, siç tha ai.

Mentaliteti i fortë ballkanas

Një përzjerje mes shqiptarëve dhe atyre të lindur në diasporë, të rekrutuar nga i urti Gianni De Biasi, “Shqiponjat” kanë një mentalitet të fortë ballkanas të përzier me përvojën e lojëtarëve që luajnë në Itali, Gjermani e Zvicër.  

Një vend i dytë për t’u habitur në grupin kualifikues, pas Portugalisë, të cilën e mundën në fushën e saj, e vuri Shqipërinë përpara Danimarkës, që dështoi ta mundte në shtëpi dhe jashtë saj, dhe rivalit të hidhur, Serbisë, që humbi 3 pikët pas dhunës në Beograd, që u bë shkak për braktisjen e ndeshjes.

Të vështirë për t’u mundur

Gianni de Biasi luan me stilin italian të kundërsulmit dhe shpesh me “parkimin e autobusit” për të përballuar sulmet e kundështarit, një taktikë e cila rrallë çon në lejimin e më shumë se një goli.

Pjesa mbrojtëse e ekipit përbëhët nga portieri i Lacios, Etrit Berisha, mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj  dhe kapitenit të fuqishëm të Nantës, Lorik Cana, ish lojëtar i Lacios me 90 pjesëmarrje në këtë skuadër dhe lojëtari më i njohur i vendit.

Frikë nga goli

Stili bunker i Shqipërisë mund të luftohet nëse mbrojtja thyhet në fillim të lojës, siç ndodhi kundër Austrisë në mars kur u shënuan 2 gola në 15 minutat e para.

Kryesisht varëet nga goditjet standarde dhe ato në distancë, mungesa e sulmit tregohet nga shënimi i vetëm 7 golave në 5 ndeshjeve kualifikuese. 5 nga këta gola janë shënuar kundër Armenisë së vendit të fundit në Grup. Ata shënuan 2 herë kundër Luksemburgut në miqësore, por vetëm pasi një nga kundështarët e tyre u nxorr jashtë me karton të kuq.

Gjasa për surpriza

Si një ekip që s’ka asgjë për të humbur, Shqipëria mund të konsiderohet si një “lëkurë bananeje” për rivalët në grupin e Euro 2016 ku bën pjesë edhe Franca që u mund 1 – 0 në miqësoren e vitit të kaluar.

Për të përparuar në grup, nevojitet një fitore kundër Zvicrës ose Rumanisë me shumë gjasë.

Kjo mund të varet nga De Biasi, nëse ai do të rrezikojë mesfushorin e PAOK –ut, Ergys Kaçe apo Milot Rashicën, 19-vjeçarin të cilët ka impresionuar tifozët e Vitessës këtë sezon në Holandë. /AFP -Përgatiti Lapsi.al