FRESSH Gjirokastër zgjedh sot kryetarin, 4 kandidatë në garë

ps-gjirokasterForumi Rinor Eurosocialist në Gjirokastër zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin.

Votimi nis sot pasdite për të përfunduar më vonë gjatë mbrëmjes. Në garë janë katër kandidatë: Eni Çuçi, Kreshnik Babameto, Anest Bashari dhe Endri Banushi.

Në votim do të marrin pjesë anëtarët e këtij forumi në qytetin e Gjirokastrës dhe në njësitë administrative.

Pak kohë më parë PS zgjodhi kryetarin e saj për qytetin Gjirokastër, Gentian Llogo.