Fshehu kanabisin në xhep, arrestohet në Kakavijë 30-vjeçari

Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Emiliano Çuko, 30 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në datë 14.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije nga kontrolli personal i ushtruar i këtij shtetasi nga punonjësit e policisë kufitare, në xhepin e pantallonave iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narotike si ajo e llojit Canabis Sattiva me peshe totale 50 gram.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.