Fushata e PS, Mandi: Kjo është një sfidë ndryshe nga të tjerat. Dalim sërish në krye

Nisjen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Gjirokastër e ka përshëndetur edhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e saj në Facebook, ajo i uron suksese kandidatëve dhe shpreh mbështetje për ta. Sipas Mandit këto zgjedhje janë ndryshe nga të tjerat.

“Nis sot rrugëtimi ynë i përbashkët për fitoren historike të 18 qershorit. PS çel zyrtarisht fushatën elektorale në qarkun Gjirokastër. Shpreh mbështetjen time për çdo kandidat dhe i uroj suksese. Kjo është një përpjekje ndryshe nga të tjerat, është një sfidë për të lënë pas njëherë e mirë tranzicionin dhe për të hapur një kapitull të ri për Shqipërinë që duam. Kam bindjen  se do t’ja dalim mbanë edhe kësaj here. Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund të çojë përpara nevojën tonë për më shumë punësim dhe investime, si dhe aspiratën për integrim në BE. Suksese Bledi, Mirela, Flamur, Laert, Artemisa, Matilda dhe Elvira”, shkruan kryebashkiakja e Libohovës.

/Libohova Online/