Fushata në Libohovë, PS-LSI bëhen gati, PD ka mbetur ende pa një zyrë (FOTO)

Partitë politike që janë regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit kanë nisur me kohë përgatitjet në terren për fushatën elektorale.

Dhe një prej gjërave që nuk mungon asnjëherë nëpër fushata janë zyrat elektorale, të cilat shërbejnë për takime të ndryshme të grupeve të punës që merren me organizimin e fushatës.

Në Libohovë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë tashmë zyrat e tyre, madje edhe të brenduara me materiale indentifikuese.

Ndërkohë Partia Demokratike nuk e ka ende një zyrë të tillë. Mbase kjo mungese organizimi në terren shpjegohet me faktin se opozita ende nuk është vendosur nëse do të hyjë apo jo në zgjedhje.

Basha kërkon nga Rama qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

/Libohova Online/