“Fute në b*thë dhe ik…”, polici grek në Kakavijë kthen pas shqiptarin (FOTO)

47140177Kthimet e shqiptarëve në piktat kufitare me Greqinë vazhdojnë. Një rast skandaloz është denoncuar te Lapsi.al nga një qytetar, i cili do të udhëtonte drejt vendit fqinj përmes pikës së Kakavijës.

Ndonëse me të gjithë dokumentacionin e rregullt, plus edhe shuma të mëdha parash me vete, polici grek e ka kthyer pas qytetarin duke i vendosur kryq të kuq sipër pasaportës.

Teksa i dorëzoi pasaportën iu drejtua me fjalët: “Fute në b*thë dhe ik…”.

Qytetari shqiptar s’ka marrë asnjë shpjegim tjetër, ndërsa siç shihet në fotot më poshtë të gjitha lëvizjet e mëparashme të tij drejt Greqisë kanë qenë të rregullta, pa shkelur afatet e qëndrimit në zonën Shengen.

Ditë më parë në pikat kufitare me Greqinë pati kthime masive të shqiptarëve, si shenjë “hakmarrje” e vendit fqinj ndaj qëndrimeve të Tiranës zyrtare për çështjen çame, prishjen e ndërtimeve në Himarë etj.

Pala greke reagoi me anë të një deklarate, duke thënë se kthimet ishin thjesht për emigrantët sezonal që shkonin në Greqi për të mbledhur ullinj.