“Gafa” e Ramës me listën e kandidatëve të PD në Gjirokastër (VIDEO)

Në një takim elektoral në Mirditë, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish listat e kandidatëve të Partisë Demokratike, që sipas tij kanë shumë pak gra.

“Jam tmerruar nga PD-ja për një arsye. Asnjë grua në Kukës, asnjë grua në Berat, asnjë grua në Gjirokastër. Edhe sikur të marrin rezultatin më të mirë, ata nuk çojnë dot në Parlament as 10 gra”, u shpreh kryeministri.

Por ndërkohë në listën e kandiatëve të qarkut Gjirokastër, PD kandidon tre femra, Mimoza Çomo, Fatjona Dhimitri dhe Vjollca Luke, ndonëse ato janë thjesht sa për “garniturë” sepse renditen në pozicione që s’kanë asnjë shans të marrin mandat deputeti. Shihni videon më poshtë.

/ArgjiroLajm.net/

20170531-181125 by e-d21