Gazetari habitet me kandidimin e Tritan Shehut në Gjirokastër: Nuk e kuptoj, PD shumë e vjetër

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan po diskutohet për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Gazetari Armand Shkullaku në komentin e tij u shpreh se nuk mund të gjente dot një kriter mbi të cilën Lulzim Basha ka ndërtuar këto lista.

Unë nuk e kuptoj mbi cilin kriter largohet Ridvan Bode dhe mbetet Tritan Shehu, që është PD shumë e vjetër”, tha Shkullaku.

Tritan Shehu kryeson listën e PD-së në qarkun Gjirokastër. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2015 ai ishte koordinator i demokratëve për qarkun. Nën drejtimin e tij, PD humbi 5 bashki dhe arriti të fitonte vetëm Bashkinë Përmet dhe Bashkinë Dropull, ndonëse kjo e fundit de facto drejtohet prej LëSI-së përmes një kryebashkiaku të kontrolluar nga Vangjel Tavo.

/Libohova Online/