Gazetari sulmon Flamur Bimen: Ka që në vitet ’80 që ka zënë rrënjë në pushtet

Gjatë bisedës në studio me kreun i LSI-së në Gjirokastër, Krenar Kulla, gazetari i Alpo Tv, Arian Xhani ka sulmuar Prefektin e Gjirokastrës, Flamur Bime.

“Mua më revoltojnë njerëzit që rrinë gjatë në pushtet. Më revoltojnë njerëzit që nuk bëjnë detyrën e tyre institucionale. Kemi nje Prefekt neve, që ka që në vitet ’80 që ka zënë rrënjë aty te ajo godina atje lart që nga instruktor rinie, pastaj kryetar partie, më pas kryetar bashkia dhe tani prefekt. Nuk e di, ka 40 vjet aty që rri. C’mun të thuash tani për këtë?”, i është drejtuar gazetari Xhani, kreut të LSI-së, Krenar Kulla.

/ArgjiroLajm.net/