Gjashtë momentet kur femrat duhet të bëjnë seks

stil seksSeksi është pjesë e dëshirave dhe kërkesave biologjike, por ka raste kur seksi është më i mirë pasi femra mund ta arrijë maksimumin e orgazmës ose seksi largon stresin.
Më poshtë po ju listojmë këto raste:
 
Para një prezantimi të rëndësishëm
Studimet tregojnë se kryerja e marrëdhënieve seksuale para një prezantimi të rëndësishëm qetëson nervat dhe largon stresin. Prandaj kryerja e seksi para një ngjarje të rëndësishme do të bëjë që të keni performancë më të mirë.
 
Në mëngjes
Trupi i femrës është ndërtuar për seks në mëngjes pasi niveli i testosteroneve dhe energjisë është më i lartë. Gjithashtu seksi në mëngjes bën që të çlirohet endorfina që përgjigjet për humorin gjatë ditës.
 
Kur je pak pa qejf
Studimet tregojnë se seksi ka ndikim në sistemin imunitar. Prandaj kur ndiheni pa qejf, megjithëse nuk mund të jepni maksimumin tuaj, seksi mund t’ju bëjë vërtetë mirë.
 
Dita e 14-të e ciklit
Në ditën e 14-të të ciklit, që përkon edhe me kohën e ovulacionit, klitori i femrës rritet rreth 20%. është periudha kur orgazma mund të arrihet maksimalisht dhe kur femra merr një kënaqësi të madhe seksuale.
 
Pas aktivitetit fizik
Studimet kanë treguar se qarkullimi i gjakut në pjesët gjenitale femërore rritet ndjeshëm pas një aktiviteti fizik, kjo për faktin se gjatë ushtrimeve fizike lëshohet testosteroni që përgjigjet për dëshirën seksuale. Gjithashtu femra e ndjen psikologjikisht veten më mirë pasi ndihet mirë me trupin e saj pas palestrës apo ushtrimeve të tjera fizike.
 
Pas një dite të vështirë
Nëse keni pasur një ditë të vështirë, një zgjidhje e mirë do të ishte seksi pasi do tju përmirësojë humorin dhe do t’ju heqë stresin.