Gjenden dy çanta me kanabis te ‘Arrat’ në Dervician, policia në kërkim të autorëve

Dy çanta me kanabis janë gjetur nga Policia e Gjirokastrës pranë fshatit Lazarat. Cantat me 11.5 kg drogë u gjetën njw ditë më parë pranë vendit të quajtur ‘Arrët’ e Dervicianit, rreth orës 13:15 minuta. Policia po punon për idenfitikimin dhe  kapjen e autorëve, ndërsa çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.