Gjendje e rëndë në Dropull, flakët rrezikojnë tre fshatra. Në operacion 2 avionë nga Greqia

Vazhdon situata emergjente në Dropull. Nga raportimet e fundit mësohet se në fshatin Sofratikë është aktive një vatër zjarri.

Në terren për shuarjen e flakëve janë 30 efektive të Forcave të Armatosura.

Gjendja më e rëndë paraqitet në malin pranë fshatrave Bodrishtë e Bularat, ku rrezikohet një sipërfaqe e madhe pyjore.

Në aksion janë përfshirë edhe 2 avionë Canadair nga Greqia, por vatrat e zjarrit nuk ka qenë e mundur të shuhen.