Gjimnazi i Libohovës nderon aktivisten amerikane (FOTO)

Gjimnazi ’11 Shkurti’ në Libohovë ka nderuar sot aktivisten amerikane të Korpusit të Paqes, Judy Glenn. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë nxënës e mësues, të cilët vlerësuan kontributin e Glenn në nisma të ndryshme mbi vullnetarizimin, edukimin dhe jetën komuniatare. Aktivistja amerikane qëndron në Libohovë prej gati dy vitesh.