“Gjiro Open Air”, spektakël fluturimesh nga mali i Çajupit [FOTO]

Pranvera fluturimeve në Gjirokastër ka nisur. “Gjiro Open Air” ngre siparin sot me fluturime nga mali i Çajupit. Dhjetra pilotë garojnë për dy ditë në qiell të lirë në kuadër të etapës së katërt të disiplinës së krosit të kampionatit kombëtar të fluturimeve të lira.

Pilotët kanë nisur fluturimet nga Çajupi, ndërsa me akrobacitë e tyre në ajër ofrojnë pamje spektakolare për qytetarët në Gjirokastër, Libohovë,  Dropull, Antigone, Lunxhëri, Labovë etj. Darka hapëse e këtij kampionati u organizua mbrëmë në një prej restoranteve të Libohovës.

Përveç aspektit sportiv, ky event i organizuar nga Aeroklubi i Gjirokastrës në bashkëpunim me Albanian Open ka edhe një dimension të rëndësishëm për promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore të rajonit të Gjirokastrës, në funksion të zhvillimit të turizmit. Krahas fluturimeve, pjesë e “Gjiro Open Air” janë edhe edhe vizitat në pazarin historik të Gjirokastrës, në Libohovë, në qytetin antik të Antigonesë, në Saraqinisht e në Labovën e Kryqit etj.

Gara e sotme mbyllet rreth orës 16:00. Ceremonia e dhënies së çmimeve për fituesit do të organizohet në kalanë e Gjirokastrës, pikërisht në atë skenë ku do të zhvillohet më vonë edhe Festivali Folklorik Kombëtar.

11067908_10206662467146248_7992690779847729553_n11081293_10206661889851816_2844024132271142780_n11081179_10206661889771814_4559838508799456559_n16402_10206661578404030_6025543022865730629_n11080993_10206661579404055_4203516439538110991_n10371541_10206661584124173_4930315311349934813_n10580081_10206661889731813_6106986974622758244_n10580081_10206661889731813_6106986974622758244_n1452536_10206662467106247_4557362316147880012_n1545985_10206659454110924_7870774319568660348_n10989975_10206661583684162_371334174311512798_n