Gjirokastër, 36-vjeçarit i vjedhin motoçikletën e parkuar pranë hotelit

Një motoçikletë është vjedhur natën e kaluar në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Shtatori’ pranë një hoteli. Policia thotë se mjeti është në pronësi të shtetasit J.W, 36 vjeç, pa dhënë më shumë detaje rreth tij. Autori apo autorët e grabitjes nuk janë identifikuar ende. Cështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.