Gjirokastër, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit, të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, u bë ndalimi i shtetasit:
Arbland Demçaj, 26 vjeç, banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër i shpallur në kërkim policor që prej datës 14.09.2015. Ndalimi i tij u bë pasi:
Më datë 26.07.2015, në lagjen “Pllakë” është vjedhur lokali i shtetasit N.T, 27 vjeç, banues në lagjen “Pllakë”.
Nga hetimet e bëra rezulton se shtetasi Arbland Demçaj, është i dyshuar si autori i vjedhjes së lokalit. Vepër penale e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.”Vjedhja”