Gjirokastër, arrestohet 33-vjeçari. Vodhi 7 milionë lekë dhe një laptop (emri)

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Emirian(Emiliano) Disani(Disari), 33 vjeç, banues në Berat, pasi:

Në datë 16.07.2017 shtetasi i mësipërm ka vjedhur një sasi prej 700 000 lekësh dhe një laptop në banesën e shtetases M.B, banuese në Gjirokastër.

Nga kontrolli personal i shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan dy mjete prerëse (thika).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.