Gjirokastër, arrestohet çifti që falsifikonte paratë

Nga sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Gëzim Oruçi, 53 vjeç, banues në Tepelenë.

A.K, 47 vjeçe, banuese në Korçë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Në një karburant në Gjirokastër kanë furnizuar automjetin tip “Opel”, me targa AIE5711, duke përdorur një kartmonedhë 1000 (një mijë) lekë, e cila u dyshua si e fallsifikuar nga shitësi i karburantit.

Gjatë kontrollit të automjetit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 5 (pesë) kartmonedha 1000 (një mijë) lekë me të njëjtin numër serie.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.