Gjirokastër, arrestohet i dënuari me 11 vjet burg

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim: Adriatik Kanushi, 50 vjeç, banues në fshatin “Arshi Lengo”, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr.204, datë 13.07.2009 e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale “Vjedhja me armë” parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.

Ky shtetas më datë 20.02.1999, nën kërcënimin e armës i’u ka vjedhur një sasi lekësh shtetasve L.B, F.B, dhe M.I të tre banues në Përmet.