Gjirokastër, arrestohet për kontrabandë një 45-vjeçar

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka ndaluar një 45-vjeçar. Shtetasi E.Q, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”. Në njoftimin e saj policia thotë se ndaj këtij personi, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Policia nuk jep të dhëna se çfarë mallrash janë kapur dhe cila është sasia.