Gjirokastër, arrestohet te ‘Postblloku’ një adoleshent

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një adoleshent, i cili u kap duke drejtuar makinën pa patentë. I arrestuari është shtetasi V.D, 17 vjeç,banues në Gjirokastër.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në aksin rrugor Kakavije- Gjirokastër, në vendin e quajtur Postoblloku i lagjes Puntore është kapur duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, thotë policia në njoftimin e saj.