Gjirokastër, biçikleta aksidenton rëndë një 42-vjeçar

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Gjirokastër.

Burime nga policia thonë se 16-vjeçari A.M, banues në Gjirokastër, duke ecur me biçikletë në lagjen ‘Blloku i Furrave” ka aksidentuar shtetasin F.M, vjeç 42 banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër materialet në ngarkim të të miturit A.M si shkaktari i aksidentit. Cështja është ende nën hetim.