Gjirokastër, ‘bie’ një tjetër drejtor i LSI-së, dorëhiqet njeriu i Vangjel Tavos

Vijojnë lëvizjet në radhët e drejtuesve të administratës publike në Gjirokastër. Krahas shkarkimit të njerëzve të PS-së që bën kryebashkiakja Zamira Rami, ka edhe largime nga njerëzit e LSI-së. Së fundi mësohet se drejtori i Bordit të Kullimit në Gjirokastër, Kristaq Xha, ka firmosur dorëheqjen nga posti që mban . Nuk dihet ende nëse ky ka qenë një vendim i tij, me vullnet të lirë, apo në kushtet e presionit nga njerëz të tjerë sipër tij.

Por dorëhqja mund të lidhet edhe me atë se Bordi i Kullimit është një institucion që pritet të kalojë në varësi të pushtetit vendor ose ka zëra që mund të shkrihet fare si strukturë në kuadër të reformës në administratën publike. Kristaq Xha ka qenë në krye të këtij institucioni prej katër vitesh. Ai është një nga njerëzit e afërt të deputetit Vangjel Tavo në Gjirokastër, si dhe mban postin e kreut të LSI-së për Bashkinë Dropull. Së fundi Xha është rikthyer në ekranin e Alpo Tv me një emision të përjavshëm në gjuhën greke për minoritetin.

©ArgjiroLajm.net