Gjirokastër, bizneset takohen me ministrat dhe flasin me gjuhën e Ramës: Ka punë, por duhen profesionistë…

Dy ministre të kabinetit ‘Rama 2’ zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit në Gjirokastër. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe deputeti Flamur Golemi, dëgjuan shqetësimet e biznesit në raport me institucionet shtetërore. Ndër të tjera ata u ankuan për mungesën e profesionistëve të kualifikuar, duke folur në këtë mënyrë me gjuhën e kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se, ‘ka punë, por duhen profesionistë…’