Gjirokastër, burri kallëzohet në polici për dhunë ndaj gruas

Shënohet një tjetër rast i dhunës në familje në Gjirokastër. Siç njofton policia, një 57-vjeçar është kallëzuar nga bashkëshortja për dhunë.

“Më datë 31.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.F, vjeç 47 banuese në  Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K vjeç 57 në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”, thotë policia në njoftimin për mediat.