Gjirokastër, burri thyen urdhërin e mbrojtjes, shkon në shtëpinë e bashkëshortes

Një 64-vjeçar nga Gjirokastra ka përfunduar në Prokurori, pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes së dhënë nga Gjykata për bashkëshorten e tij.

Siç njofton policia, ngjajra ka ndodhur një ditë më parë në lagjen ‘Palorto’.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

Në datë 22.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin B.D, 64 vjeç, banues në lagjen “Palorto”, Gjirokastër, pasi, ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, shtetases N.D, 58 vjeçe, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Neni 321/2 i Kodit Penal.