Gjirokastër, dhurohen karrige me rrota për personat me aftësi të kufizuara

13 karrige për personat me afëtësi të kufizuar janë shpërndarë sot në qytetin e Gjirokastrës.

Këto karrige u mundësuan nga Foncacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe Kisha e Jezu Krishtit.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin edhe disa mjekë të huaj që vijnë shpesh në Shqipëri përmes Kishës së Jezu Krishtit.

Në qarkun Gjirokastër numërohen 28 persona me aftësi të kufizuar të deklaruar, por mendohet se kjo shifër mund të jetë më e madhe.