Gjirokastër, e moshuara dhunohet nga ish dhëndëri

Një grua nga Gjirokastra ka kërkuar urdhër-mbrojtje nga policia pasi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-dhëndëri i saj. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.

Siç njofton policia u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Zh.P, vjeç 63, pasi dyshohet se ish -dhëndëri K.K, vjeç 37, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.